Pas këtij vendimi reagoi edhe ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca i cili tha se ky vendim do të shkaktojë revoltë qytetare.
“Revolta vjen prej pakënaqësisë së natyrshme që nuk ka me pasë të votohet më në Kosovë dhe tash e tutje krijohet një sistem politik në të cilin nëse nuk e ke fituar 51 % të votave, nuk ke fituar asnjë votë.
Gjithçka më pak se 51 e votave, ia garanton partnerit të koalicionit që të të rrëzojë kur të dojë dhe të bëjë marrëveshje brenda 25 minutave me partitë opozitare”, ka deklaruar ai



