Konkursi me foto dhe video-kërkesa, Rama: Fëmijët, prioritet i qeverisë! Janë vendosur fonde për të adresuar nevojat e tyre për aktivitete të tjera pas shkolle

Është zhvilluar këtë të mërkurë konkursi me foto, video-kërkesa, ndërsa janë shpërndarë edhe çmimet përkatës.

Organizimi i këtij konkursi u zhvillua në Kryeministri.

Gjatë këtij takimi kryeministri, Edi Rama u shpreh se qeveria ka prioritet fëmijët.

Ai gjithashtu u shpreh se në këtë rast ideja e këtij projekti është për të shkuar me lart, ndërsa shtoi se qeveria ka vendosur fonde të konsiderueshme për të adresuar nevojat e fëmijëve tanë për art, teknologji, apo sporte pas shkolle.

‘Ne sëbashku me nxënësit të bashkëpunojmë dhe t’i mbështesim për të financuar nevojat e tyre. Pra ne do ta shfrytëzojmë këtë proces për të rritur jo vetëm ndjeshmërinë, por edhe dijen e nxënësve mbi mundësitë që ka çdo individ për të realizuar çdo qëllim duke ndjekur një sërë hapash. Vitin e ardhshëm besoj se të gjithë do të bëjnë një video-kërkesë sa më bindëse duke filluar të krijojmë një rrejt dije për mënyrës se si shkruhen projektet për të realizuar qëllime nga më të ndryshme. ne duam ta rrisim gamën e pjesëmarrëseve. Qeveria ka prioritet fëmijët, në sensin e mbështetjes për ta dhe jo vetëm teorik që vlen për të gjithë. Në këtë rast ideja është për të shkuar me lart dhe kemi vendosur fonde të konsiderueshme për të adresuar nevojat e fëmijëve tanë për art, teknologji, zeje pas shkolle. Në fund kanë marrë pjesë edhe një numër miqsh që e kanë marrë ftesën nga rrjete sociale’, tha Rama.