Korçë, aksident i rëndë në trotuar

Shoferi humb vëmendjen, përplas babë e bir...

Një aksident i rëndë ndodhi ne qytetin e Korçës mbrëmjen e së hënës, kur një automjet ka humbur kontrollin duke hipur mbi trotuar.

Si pasojë, përplasi babë e bir që po e ecnin në trotuar drejtuesi i mjetit tip bmv është shoqëruar për në komisariat ndërsa të plagosurit 57 dhe 31 vjec po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës, raporton Top Channel.

Shkak i aksidentit sipas të dhënave të para ka qenë humbja e vëmendjes nga drejtuesi i mjetit. disa aksidente ndodhën dje në akset e vendit, më i rëndi prej të cilëve në aksin rrugor Fier-Lushnje ku humbi jetë një pacient që po transportohej me ambulancën që u aksidentua.