Korçë, aksidenton të moshuarin, 63-vjeçari largohet nga vendngjarja

Një 63-vjeçar ka aksidentuar me mjetin e tij një 77-vjeçar, i cili po lëvizte me biçikletë...

Një 63-vjeçar ka aksidentuar me mjetin e tij një 77-vjeçar, i cili po lëvizte me biçikletë.

Menjëherë pas aksidentit, 63-vjeçari B.J, është larguar nga vendngjarja me mjetin e tij tip “Fiat”, raporton Top Channel.

Ndërsa është ndaluar disa orë më pas duke e shoqëruar nga shërbimet e Policisë në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme proceduriale.

B[ëhet e ditur se i aksidentuar i J.P, ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve në Spitalin e Korçës.