Në qytetin e Korçës, paraditen e së hënës është grabitur shtëpia e një biznesmeni, raporton Top Channel.
Grabitja e banesës së biznesmenit N. Koço është bërë kur në shtëpi nuk ka pasur njeri.
Policia, që ka filluar hetimet për ngjarjen, thotë se janë grabitur disa bizhuteri.



