Lidhur me këtë, Hajdari tha se Spiropalit duhet t’i vijë turp që fyen artistët dhe duhet ta tërheqë deklaratën, duke iu kërkuar falje atyre.
“Duhet t’iu vijë turp që fyeni artistët. Të isha në vendin tuaj do e tërhiqja atë fjalë dhe do kërkoja falje. Sa i përket sistemit, a e kuptoni që në këtë Parlament nuk bëhet asgjë për shqiptarët, a e kuptoni që Parlamenti është kthyer në pazare vetëm për biznesmenët, me të cilët rrini cdo ditë. Është bërë ky Parlament një lavatrice e pastrimit të parave. Ndryshimi i sistemit duhet të jetë i atillë, që qytetarët shqiptarë të jenë të përfaqësuar këtu, dhe jo vetëm vullneti i kryetarit tënd”, tha Hajdari.



