Edhe numri i të prekurve është rritur ku zyrtarisht numërohen 5974 persona të prekur dhe rreth 9239 të dyshuar sikur janë prekur nga virusi.
Koronavirus e ka vatrën në Wuhan por është përhapur edhe në 16 vende të tjera ku së fundmi janë raportuar 3 raste edhe në Gjermani.
Ndërkohë një lajm i mirë ka ardhur nga Australia. Shkencëtarët australianë janë të parët që kanë krijuar një koronavirus të ri jashtë Kinës duke e quajtur atë një përparim të rëndësishëm. .
Shkencëtarët do i japin të dhënat edhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë me shpresën se të dhënat do ndihmojnë në gjetjen e diagnosëz dhe në trajtimin e virusit.


