Koronavirus nuk transmetohet nëpërmjet smartphone

Por duhet të kuptoni se celulari nuk është një mjet për përhapjen e koronavirusit. Një virus ka nevojë për qeliza të gjalla që të shumohet.

Dezinfektimi i smartphone-ve dhe pajisjeve të tjera hyn rregullat higjienike që duhet të zbatohen nga pacientët me infeksione nga mikrobe shumë rezistentë.

Por duhet të kuptoni se celulari nuk është një mjet për përhapjen e koronavirusit. Një virus ka nevojë për qeliza të gjalla që të shumohet. Ky është mendimi i Massimo Andreoni, mjek i sëmundjeve infektive në Universitetin Tor Vergata në Romë, në lidhje me masat që duhet të marrim në ditët e epidemisë, përveç maskave dhe dezinfektuesve.

“Smartphone mund të jetë një mjet për transmetimin e baktereve shumë rezistentë. Çështja ndryshon kur flitet për një virus, i cili ka nevojë për qeliza të gjalla për t’u shumuar. Smartphone nuk përbën burim për përhapjen e koronavirusit – thekson mjeku i sëmundjeve infektive – përkundrazi, ai bën kuptim në infeksionet e lidhura me kujdesin shëndetësor.

“Në këtë moment, jo çdo gjë mund të lidhet me koronavirus, ndryshe smartphone do të shndërrohej si doreza e derës, duke e prekur, infektohesh” – thotë në fund Andreoni, i cili është edhe drejtues shkencor i Shoqatës Italiane të Sëmundjeve Infektive dhe Parazitare (Simit). /Monitor