Koronavirusi dhe e ardhmja e sistemit global

Sa e ka tronditur epidemia e koronavirusit të ri (Codiv-19) rendin global? Çfarë e pret botën pas kalimit të sëmundjes? Përgjigjet i gjeni në analizën e javës.

Nga prof. asc. Murat YESILTAS

Epidemia e koronavirusit të ri (Codiv-19), që u shfaq në janar në rajonin Wuhan të Kinës dhe brenda një kohe relativisht të shkurtër prej 3 muajsh u përhap në të gjithë botën, duket se e ka tronditur thellësisht sistemin global. Gjatë dekadës së fundit politika botërore është bërë skenë e zhvillimeve me përmasa globale. Pas sulmeve të 11 Shtatorit sistemit global iu desh të përballej me një krizë sigurie, por më vonë kjo krizë u thellua edhe më shumë dhe mori përmasa globale me lindjen dhe përhapjen e DAESH-it.

Kurse në vitin 2008 e gjithë bota u përball me një krizë financiare globale. Por më vonë megjithëse kishin kaluar 10 vite nga kjo krizë, sistemi global në vend të përmirësimit përjetoi një trend të keq, treguesit ekonomikë nisën të kthen sërish në kahun e kundërt. Pasi edhe luftërat tregtare të viteve të fundit mes ShBA-së dhe Kinës nuk kanë kërcënuar vetëm sistemin ekonomik në shkallë globale, por i kanë rritur edhe më shumë pritjet për lindjen e një krize të re globale.

Krizat politike në nivel global, rritja e të djathtës ekstreme, mosfunksionimi i institucioneve ndërkombëtare dhe probleme të thella siç është ai i krizës siriane bënë që të vihet në pikëpyetje edhe e ardhmja e sistemit global. Por askush nuk i kishte komentuar këto probleme në formën që sistemin global po e pret një e ardhme pesimiste dhe e paqartë. Kurse epidemia e koronavirusit na lë të kuptojmë se na pret një krizë shumë herë më e thellë se sa ajo që pritej e dukej dhe e ardhmja e sistemit global sapo vjen e po bëhet gjithnjë e më e paqartë.

Para së gjithash korona (Covid-19) është një problem shëndetësor global që ka të bëjë drejtpërsëdrejti me sigurinë njerëzore. Siguria njerëzore është trajtuar si një nga çështjet që ka zënë vend në qendër të politikës dhe sigurisë botërore që në vitet 1980-të. Epidemia e koronavirusit nisi të shfaqë efekte që e kapërcejnë sigurinë njerëzore dhe shëndetin publik global.

Nuk ka dyshim që ndikimi i parë dhe më i rëndësishëm është ai që ndjehet mbi ekonominë globale. Paqartësi të shumta si: deri ku do të shkojë sëmundja (epidemia), kur do të jetë e mundur marrja e saj nën kontroll, si dhe sa i madh do të jetë dëmi që do të shkaktojë sëmundja në aspektin e shëndetit njerëzor dhe do të përsëritet apo jo sëmundja, me sa duket kanë nisur ta tronditin që tani ekonominë globale.

Përmbysja e shifrave të rritjes ekonomike në Kinë, amullia e prodhimit në disa sektorë të Kinës, afrimi i gjendjes së amullisë edhe në ekonomitë lokomotivë të Evropës si: Italia, Franca, Gjermania dhe Spanja për shkak të koronavirusit vuri në veprim lojtarë globalë si ShBA-ja. Banka Qendrore amerikane (FED) ndërhyri duke hedhur në treg 700 miliardë dollarë, por tregjet nuk reaguan pozitivisht pavarësisht kësaj ndërhyrjeje gjigande. Kennet Rogoff, një nga emrat e rëndësishëm të ekonomisë, i cili ka qenë edhe kryeekonomist i FMN-së, një prej institucioneve monetare të njohura në botë, pretendon se ekonomia globale do të hyjë në recension duke pësuar tkurrje të njëpasnjëshme. Edhe Instituti i Kërkimeve të Oksfordit thotë se vendet në zhvillim që kanë borxhe të jashtme do ta kenë të vështirë t’i shlyejnë ato.

Nga ana tjetër banka qendrore amerikane (FED) do të zbatojë politikën e zgjerimit monetar, një metodë që nuk para e praktikon shumë. Franca ka bërë të ditur se ka planifikuar një fond gjigand prej 500 miliardë eurosh për të luftuar me koronavirusin. Vetëm se masat e marra nuk e ngadalësojnë recensionin në ekonomi, sepse tregjet reale kanë rënë në amulli. Nëse situata vazhdon kështu, nuk duket si shumë e mundshme që ekonomia globale të rimëkëmbet në dy-tre vitet e ardhshme. Dhe kjo mund të rezultojë me hyrjen në një krizë ekonomike globale dhe mund të sjellë kolapsin e vendeve me ekonomi të brishtë. Si rrjedhojë, ka më shumë gjasa që epidemia e koronavirusit ta fusë ekonominë globale në një krizë historike se sa ta çojë drejt një krize ekonomike, dhe të sjellë kështu lindjen e një situate strukturore në ekonominë globale.

Ndërsa dimensioni i dytë i epidemisë së koronavirusit që ka të bëjë me të ardhmen e sistemit global intereson drejtpërsëdrejti sigurinë globale. Ashtu siç e thotë qeveria e Republikës së Turqisë “Problemi është global, kurse ndërhyrja kombëtare”, dhe kjo i shtyn të gjitha vendet që të përvetësojnë një metodë ndërhyrjeje për të shpëtuar fillimisht veten e tyre. Në fund të fundit çdo vend vepron për të shpëtuar veten dhe qytetarët e vet. Kina, Italia, Franca, ShBA-ja, Spanja dhe shumë vende të Evropës nisën të marrin masa shumë të ashpra. Edhe Turqia renditet në mesin e vendeve që ka marrë masa të forta që në fillim. Të gjitha vendet po shkojnë drejt mbylljes së lidhjeve ajrore që kanë me njëri-tjetrin. Franca njoftoi mbylljen e të gjithë kufijve tokësorë. Kurse Anglia ndjek një strategji ndryshe nga Evropa dhe nga trendi i përgjithshëm në botë për parandalimin e epidemisë. Mirëpo lajmet që vijnë nga Britania e Madhe tregojnë se paniku në popull vazhdon të përhapet për çdo ditë e më shumë. Nga ana tjetër në Francë është shtyrë raundi i dytë i zgjedhjeve vendore. Spanja njoftoi shtetëzimin e menaxhimit të spitaleve private. Në Holandë një kryeministër iu drejtua kombit me një fjalim për herë të parë që nga kriza e naftës në 1973. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) në rajonet e prekura më shumë nga koronavirusi vihet re një rritje e armatosjes individuale. Nëse vazhdon kështu, paniku në fillim do të shkaktojë probleme të thella të sigurisë kombëtare, pastaj mund të sjellë pasoja që do të nxisin probleme të brendshme dhe ndërshtetërore.

Epidemia e koronavirusit ka tronditur që tani thellësisht dy kolonat kryesore sistematike siç janë: ekonomia globale dhe siguria globale. Këto dy kolona mund të ndikojnë direkt të ardhmen e sistemit global, ose e thënë ndryshe çfarë forme do të marrë ky sistem. Zhvillimet në vijim duket se do të jenë një proces prove i qëndrueshmërisë për të gjithë aktorët. Qëndrueshmëria e parë do të testohet tek ekonomitë e vendeve në nivel individual. Ekonomitë e fuqishme nuk do të kenë vështirësi monetare për masat që do të marrin kundër epidemisë, vetëm se luhatjet që do të shfaqen në ekonominë globale në fund të fundit do të kenë një ndikim edhe më të madh mbi ekonomitë e fuqishme. Kurse ekonomitë e dobëta nuk do t’u mbeten shumë gjëra për të humbur. Kurse testi i dytë i qëndrueshmërisë do të jetë ai mbi psikologjinë shoqërore dhe individuale. Me shtimin e numrit të individëve që bëjnë panik edhe trendi i psikologjisë shoqërore do të gjenerojë përmes sjelljeve të nisura nga situatat e panikut dhe kjo mund të prodhojë një rezultat që do të shkaktonte kaos politik. Kështu që shoqëritë me qëndrueshmëri të fuqishme do ta kapërcejnë me më pak dëme këtë proces. Ndërsa testi i tretë do të jetë ai i qëndrueshmërisë shtetërore. Shtetet që kanë institucione të forta, që kanë procedura standarde dhe një mekanizëm të fortë vendimmarrës do ta kalojnë me më pak dëme këtë periudhë. Kurse shtetet e dobëta do të dobësohen akoma edhe më shumë; ndoshta do të kthehen në një shtete për mëshirë. Në mundësinë më të madhe kur epidemia të ketë mbaruar bota do të përballet me një gërmadhë globale. Do të na duhet të presim për të parë se çfarë terreni do të përgatisë kjo gërmadhë për të ndërtuar një sistemi të ri global.

Autor: Prof. asc. Murat YESILTAS, Drejtor i Studimeve të Sigurisë pranë Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) në Ankara.

Lajme të ngjashme