Koronavirusi i tremb amerikanët, rritet shitja e armëve më shumë se pas 11 shtatorit

Shtetet e Bashkuara është vendi me numrin më të madh të armëve për kokë banori në botë, 40 për qind e amerikanëve posedojnë revole apo jetojnë në një ambient ku ka armë.

Pronarët e dyqaneve kurrë më parë nuk kanë parë rritje të tillë të shitjes së armëve në Floridë, e kjo po ndodh në kohën kur po përhapet në këtë vend në masë të madhe coronavirusi.

Një valë e madhe e blerëve të armëve nuk ka qenë e tillë as pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Nju Jork, e as kur uraganet kërcënonin se do t’a bënin rrafsh me tokë pjesën jugore të Floridës.

Sipas shitësve të armëve, pronarëve të lokaleve dhe institucioneve kompetente, frika dhe pasiguria nga përhapja e pandemisë së coronavirusit – po i motivojnë njerëzit të blejnë armë dhe municion, sepse po frikësohen se mund të mungojë sundimi i ligjit dhe të ketë plaçkitje, luftë për ushqim, barna dhe vend nëpër strehimore, shkruan Miami Herald.

“Shitjet tona janë rritur për 80 për qind, është një rritje e madhe e blerësve që për herë të parë kanë vendosur të armatosen, po frikësohen nga numri i madh i atyre që e shkelin ligjin, papunësia dhe mungesa së gjësendeve të ndryshme”, ka deklaruar Alex Elenberg, manxher në dyqanin e armëve “Charlie”.

Sipas tij, “nuk jeni të zot të mbroni shtëpinë dhe familjen, atëherë për çfarë jeni i mirë”.

Shtetet e Bashkuara është vendi me numrin më të madh të armëve për kokë banori në botë, 40 për qind e amerikanëve posedojnë revole apo jetojnë në një ambient ku ka armë.

Pavarësisht kësaj, brenga nga përhapja e shpejtë e COVID-19 ka shënuar rritje në shitje dhe sipas shitësve dhe të dhënave të Agjencisë për monitorimin e armëve siç është sistemi nacional i FBI-së. /Telegrafi