Koronavirusi prek edhe kreun e FIFA-s

Në deklaratën e FIFA-s theksohet se të gjithë personat që kanë pasur kontakte me presidentin Infantino ditët e fundit janë njoftuar dhe tashmë do të ndjekin rregullat.

As Gianni Infantino, Presidenti i FIFA-s, nuk i ka shpëtuar koronavirusit. Këtë të martë, ai ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Infantino ka simptoma të lehta, ndërsa menjëherë pasi ka rezultuar pozitiv është vendosur në izolim. Ai do të qëndrojë në karantinë për të paktën 10 ditë.

Në deklaratën e FIFA-s theksohet se të gjithë personat që kanë pasur kontakte me presidentin Infantino ditët e fundit janë njoftuar dhe tashmë do të ndjekin rregullat.

Futbolli, i cili vijon të jetë aktivë, ka pasur raste të shumta pozitive mes lojtarëve, duke vënë seriozisht në diskutim vijimin e këtij sezoni. Mes të prekurve, është edhe emri i Ronaldo-s, i cili vijon të jetë i izoluar në Torino.