Korriku sjell rritjen e hyrje-daljeve në portin e Durrësit, rreth 4500 udhëtar mbërrijnë nga brigjet italiane

Me tragetet e linjës Bari- Durrës dhe Ankona- Durrës, kanë hyrë në vendin tonë 3,379 udhëtarë, ndërsa mëngjesin e kësaj të hëne nga brigjet italiane mbërritën 3 tragete me 1, 130 udhëtarë dhe 281 automjete.

Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare të Autoritetit Portual Durrës është bërë me dije se fundjava e parë e muajit korrik ka rikthyer gjallërinë e hyrje-daljeve të pasagjerëve nëpërmjet Portit të Durrësit.

Me tragetet e linjës Bari- Durrës dhe Ankona- Durrës, kanë hyrë në vendin tonë 3,379 udhëtarë, ndërsa mëngjesin e kësaj të hëne nga brigjet italiane mbërritën 3 tragete me 1, 130 udhëtarë dhe 281 automjete.

Operatorët portualë privatë dhe instancat ligjzbatuese po vijojnë zbatimin e masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik veror njofton APD. /scan