Kosova heq nga tregu disa produkte Kinder, shkak bakteri salmonela

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë (AUV) ka hequr nga tregu disa produkte të çokollatës Kinder.

Ky vendim vjen pas raportimeve në vende të tjera të botës se në to është gjetur bakteri salmonela.

AUV-ja bën me dije se kjo është një masë paraprake, pasi deri më tani nga produktet Kinder të tregtuara në Kosovë “nuk ka ndonjë analizë ku produkti ka rezultuar pozitiv me salmonelë”.

Sipas AUV-së, prodhuesi në koordinim me distributorin kanë vendosur për të tërhequr vullnetarisht këto produkte të specifikuara.

AUV-ja po mbikëqyr tërheqjen e produkteve, e në të njëjtën kohë po merr mostra për testime laboratorike.

AUV-ja rekomandon konsumatorët në Kosovë që kanë blerë ndonjë nga produktet përkatëse si në tabelën më poshtë, të mos i konsumojnë ato, por t’i kthejnë tek distributori.