Kosova pritet të ketë një stadium të ri Kombëtar me kapacitet 30,000 vende

Arena e re e përfaqësueses dardane do të ngrihet në afërsi të Drenasit dhe pritet të ketë një kapacitet prej 30 mijë vendesh, shkruan Tv Klan.

Kosova pritet të ketë një stadium të ri Kombëtar. Arena e re e përfaqësueses dardane do të ngrihet në afërsi të Drenasit dhe pritet të ketë një kapacitet prej 30 mijë vendesh, shkruan Tv Klan.

Projekti u prezantua të premten në Prishtinë tregoi se ky stadium do të ketë restorante, hotele, fusha ndihmëse, parqe e pishina, ndërsa në ndeshjet e Kosovës do të ndriçohet nga ngjyra të kaltra.

Republika e Kosovës duhet ta ketë stadiumin më të bukur në Ballkan gjithsesi dhe ky duhet të ndërtohet dhe të fillojë këtë vit. Këta djem janë duke bërë diçka të jashtëzakonshme, është shprehur Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Kërkesat e shumta për bileta e bëjnë tepër të vogël stadiumin “Fadil Vokrri”.