Kosova regjistron 771 raste të reja me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, ka njoftuar se të dielën, më 16 janar, janë regjistruar 771 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 6 mijë e 553 mostrave. Shkalla e pozitivitetit nga mostrat e marra është 11.76 për qind. Në 24 orët e fundit nuk janë regjistruar vdekje nga COVID-19. Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar…

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, ka njoftuar se të dielën, më 16 janar, janë regjistruar 771 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 6 mijë e 553 mostrave.

Shkalla e pozitivitetit nga mostrat e marra është 11.76 për qind.

Në 24 orët e fundit nuk janë regjistruar vdekje nga COVID-19.

Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar edhe se 119 persona janë shëruar derisa 4.489 persona janë ende raste aktive me koronavirus.

Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në mars të vitit të kaluar.

Prej atëherë janë dhënë mbi 1.7 milion doza të vaksinës.

Qytetarët në Kosovë mund të marrin vaksina të kompanive: Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca.

Doza përforcuese e vaksinës mund të merret pas tre muajve të marrjes së dozës së dytë.