Kosovarët nuk ndalen! Dyndje drejt bregdetit shqiptar, 6000 shtetas kalojnë pikën kufitare të Morinit

Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, në pikën kufitare të Morinit ka patur fluks automjetesh që i drejtohen bregdetit shqiptar

Udhëtarët shprehen se nuk kanë frikë nga virusi. Numri i shtetasve kosovarë që janë futur në këtë pikë është 6000.

Policia Kufitare po punon me të gjitha kapacitetet dhe me procedura të përshpejtuara që udhëtarët mos të presin shumë në kufi.