Kosovë, 1 i vdekur dhe 71 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK janë testuar gjithsej 608 mostra të dyshuara me COVID-19

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se edhe 1 person i infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) ka vdekur duke e çuar në 601 numrin e të vdekurve nga ky virus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) edhe 71 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në 14.763.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK janë testuar gjithsej 608 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga data 8 shkurt deri më tani janë testuar gjithsej 59.033 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 199 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është gjithsej 11.784 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.378.