Kosovë, 1 viktimë dhe 5 të infektuar me COVID-19 brenda 24 orëve

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit një person i infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) ka vdekur, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus të shkojë në 2.246, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 5 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 107.512.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratoret private janë testuar gjithsej 4.014 mostra të dyshuara për COVID-19, ndërsa nga fillimi deri më tani janë testuar 631.817 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat njoftuar për 155 pacientë të rinj. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 104.343, ndërkohë, numri i rasteve aktive me COVID-19 është 923.

Sa i përket procesit të vaksinimit, në 24 orët e fundit janë dhënë 2.805 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 83.725 doza.