Kosovë, 11 të infektuar dhe 17 të shëruar nga COVID-19 brenda 24 orëve

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 11 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 107.894

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit asnjë person i infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) nuk ka vdekur, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus të mbetet në 2.264, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 11 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 107.894.

Sa i përket numrit të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 17 pacientë të rinj. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 105.531, ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 99.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratoret private janë testuar gjithsej 1.366 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa nga fillimi deri më tani janë testuar 697.843 mostra.

Sa i përket procesit të vaksinimit, në 24 orët e fundit janë dhënë 11.546 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 305.991 doza të vaksinës.