Kosovë, 14 viktima dhe 277 të infektuar me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratoret private janë testuar gjithsej 2.047 mostra të dyshuara me COVID-19...

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se 14 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur në 24 orët e fundit, duke çuar numrin e përgjithshëm të viktimave nga ky virus në 2.086, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) edhe 277 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, numri i tyre ka shkuar në gjithsej 101.794 raste.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratoret private janë testuar gjithsej 2.047 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga fillimi deri më tani janë testuar gjithsej 502.159 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 411 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka shkuar në gjithsej 87.423 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.285.