Kosovë, 2 viktima dhe 38 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit 2 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus të shkojë në 2.964, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 38 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 160.238.

Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 3.285 mostra të dyshuara për COVID-19, derisa deri më tani janë bërë 1.214.599 teste.

Sa i përket numrit të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 185 raste të reja. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 155.379, ndërkohë, numri i rasteve aktive me COVID-19 është 1.895.

Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 8.777 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.388.583 doza të vaksinës. Deri më sot 573.312 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.