Kosovë, 31 të infektuar me COVID-19 gjatë 24 orëve

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 31 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 107.244 raste

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit asnjë person i infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) nuk ka vdekur, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus të mbetet 2.239, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 31 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 107.244 raste.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratorët privatë janë testuar gjithsej 3.012 mostra të dyshuara për COVID-19, ndërsa nga fillimi deri më tani janë testuar gjithsej 591.824 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat njoftuar për 95 pacientë të rinj. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 101.374, ndërkohë, numri i rasteve aktive me COVID-19 është 3.631.