Kosovë, 4 viktima dhe 234 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët privatë janë testuar gjithsej 1.057 mostra të dyshuara me COVID-19

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se edhe 4 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur, duke e çuar në 1.344 numrin e të vdekurve nga ky virus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK), edhe 234 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në 51.965.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët privatë janë testuar gjithsej 1.057 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga data 8 shkurt deri më tani janë testuar gjithsej 187.088 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 420 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka shkuar në gjithsej 42.635 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.986.