Kosovë, 8 të vdekur dhe 181 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK janë testuar gjithsej 1.002 mostra të dyshuara me COVID-19

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se edhe 8 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur duke e çuar në 1.317 numrin e të vdekurve nga ky virus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) edhe 181 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në 50.801.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private janë testuar gjithsej 1.002 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga data 8 shkurt deri më tani janë testuar gjithsej 180.404 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 407 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka shkuar në gjithsej 39.969 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.515.