Kosovë, 8 të vdekur dhe 220 raste të reja me COVID-19

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) edhe 220 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në 7.137

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se edhe 8 persona të prekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) kanë ndërruar jetë duke e çuar në 177 numrin e viktimave nga ky virus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) edhe 220 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në 7.137.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar gjithsej 472 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga data 8 shkurt deri më tani janë testuar gjithsej 34.316 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 121 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është gjithsej 3.874 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.086.Kosovë, 8 të vdekur dhe 220 raste të reja me COVID-19