Kosovë dhe Maqedoni mbahet ceremoni përkujtimore për 25-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës

Ceremonia përkujtimore përfundoi me lutje për të vdekurit dhe lirimin e pëllumbave të bardhë si simbole të paqes...

Një ceremoni përkujtimore u mbajt në Prizren në kujtim të viktimave të Srebrenicës, ku ndodhi tragjedia më e rëndë humanitare në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore dhe ku u vranë të paktën 8.372 civilë boshnjakë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në programin e organizuar nga Shoqata “Šarski Behar”, morën pjesë Presidenti i Koalicionit “Vakat” dhe njëherësh deputet, Rasim Demiri; Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar; Konsulli i Përgjithshëm në Prizren, Serdar Özaydın, ministri i Zhvillimit Rajonal të Kosovës, Enis Kervan; presidenti i Partisë Demokratike Turke në Kosovë dhe njëherësh nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Fikrim Damka; Myftiu i Prizrenit, Besim Berisha, kryetari i delegacionit turk, koloneli Savaş Yanar, si dhe qytetarë të shumtë.

Duke folur në ceremoni me pjesëmarrje të kufizuar për shkak të masave të reja të ndërmarra për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), Ambasadori Sakar nuk do të lejojnë që Srebrenica të harrohet, për të parandaluar vuajtje të tilla kudo në botë.

Duke theksuar se Turqia vazhdon të jetë e pikëlluar bashkë me boshnjakët, Sakar theksoi:

“Dorë për dore, krah për krahu do të punojmë me vëllezërit tanë boshnjakë për të rivendosur paqen, miqësinë, vëllazërinë, tolerancën në Srebrenicë, ku humbi dinjiteti njerëzor. Në këtë ditë të rëndësishme, dëshiroj të falënderoj Shoqatën ‘Šarski Behar’, e cila po organizon këtë ceremoni të rëndësishme. Uroj mëshirë për të gjithë dëshmorët që u sakrifikuan për atdheun e tyre”.

Deputeti Demiri theksoi se gjenocidi i Srebrenicës nuk duhet të harrohet dhe tha: “Nuk është detyra jonë të kujtojmë Srebrenicën vetëm sot, ne kurrë nuk do ta harrojmë Srebrenicën dhe do të punojmë ajo të mos harrohet”.

Ministri Kervan theksoi se ajo që ndodhi në Srebrenica është një dëshmi e turpit të madh që ndodhi në Evropë.

Ceremonia përkujtimore përfundoi me lutje për të vdekurit dhe lirimin e pëllumbave të bardhë si simbole të paqes.Maqedoni e Veriut, me "Lulen e Srebrenicës" përkujtohen viktimat e gjenocidit

Me rastin e 25 vjetorit të gjenocidit të Srebrenicës në fshatin Orizare e Epërme të Velesit, të banuar me boshnjakë, një pjesë e hapësirës në parkun e fshatit është rregulluar në formën e “Lules së Srebrenicës”, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i komunitetit lokal të Orizares së Epërme, Enver Kartalloviç në një prononcim për AA tha se “Lulja e Srebrenicës” është një projekt i zbatuar në bashkëpunim me Komunën e Velesit.

“Për banorët boshnjakë nga Orizare e Epërme, kjo Lule e Srebrenicës është gjesti i yni i vogël dhe simbolik, i cili mendoj se dërgon një mesazh të fuqishëm jo vetëm këtu, por shumë më gjerë, e ajo është se edhe pas 25 vjetësh boshnjakët nga kjo zonë nuk e kanë harruar gjenocidin dhe e ndajnë dhimbjen me familjet e të gjithë viktimave të këtij gjenocidi”, tha ai.

Sipas Kartalloviçit, Lulja e Srebrenicës ka rëndësi të madhe për banorët e Orizares së Epërme.

“Rëndësia e saj reflektohet në faktin se kjo lule do t’u kujtojë brezave të ardhshëm se një gjenocid u krye kundër popullit tonë boshnjak në korrik të vitit 1995 dhe do të jetë një lloj lidhje me boshnjakët nga Bosnja e Hercegovina dhe më gjerë. Falënderojmë autoritetet lokale të Velesit për këtë gjest dhe për mundësinë që në këtë mënyrë të respektojmë në mënyrë simbolike viktimat e gjenocidit”, shtoi Kartalloviç.

Në qershor, Komuna e Veles, si njëra nga komunat në Republikën e Maqedonisë së Veriut ku jeton një numër i konsiderueshëm i boshnjakëve, pranoi kërkesën për të shënuar 25 vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës.

Nismëtarët e këtij propozimi janë Nexhad Mehmedoviç, zv/ministër i Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve mes Komuniteteve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Almira Papiç, Presidente e Shoqatës së Boshnjakëve “Shadrvan”, dhe aktivistja Senida Çizmiç.

Me kalimin e viteve, shoqatat boshnjake në Maqedoninë e Veriut kanë organizuar ngjarje të shumta, duke përfshirë Marsin Tradicional të Paqës për të përkujtuar genocidin e Srebrenicës, ndërsa këtë vit, marshimi dhe tubimi masiv nuk është mbajtur për shkak të situatës me pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19).