Gjeneral majori i ushtrisë italiane, Franco Federici, nëpërmjet një ceremonie solemne ushtarake i ka dorëzuar Komandën e Misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR) gjeneral majorit të ushtrisë hungareze, Ferenc Kajari në shtabin kryesor të KFOR-it të premten në Prishtinë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gjeneral majori Ferenc Kajari i cili e mori detyrën e re, atë të komandantit të 26-të me radhë i Misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), tha se kjo është hera e parë që Hungaria emëron komandantin e Forcës së Kosovës, i cili është operacioni më i vjetër dhe tani më i madhi i NATO-s.
Kajari falënderoi komandant Frannco Federici, për punën e shkëlqyer ndërsa u zotua se do ta ndjekë rrugën e pararendësit të tij, për të çuar përpara paqen dhe stabilitetin në Kosovë.
“Shpresoj se në fund të periudhës sime komanduese do të jem në gjendje t’i dorëzoj komandantit tjetër një forcë të aftë për barazi për të marrë më tej sigurimin e sigurisë në Kosovë”, tha Kajari.
Gjeneralmajori i ushtrisë italiane, Federici, mori detyrën e kreut të KFOR-it më 13 nëntor të vitit 2020.
Në fjalën e tij para të pranishmëve, gjeneralmajor Federici tha se përvoja e tij njëvjeçare në Kosovë ka qenë krenari e madhe.
Në këtë ngjarje mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përfaqësues fetarë të vendit, ambasadori i Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar dhe përfaqësues tjerë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.
Në Kosovë që nga paslufta, numri i ushtarëve të KFOR-it gradualisht është zvogëluar, por, këtu vazhdojnë ende qëndrojnë edhe rreth 3.500 ushtarë.



