Kosovë/ I riu humb jetën nga COVID-19

Një 44-vjeçar nga Drenica ka humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19.
Këtë lajm e ka bërë të ditur deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra.

“Edhe një djalë i ri i Drenicës e paska humb betejën me Covidin. Fatoni ishte djalë i jashtëzakonshëm e punëtorë. Do ti mungojë shumë qytetit e miqve. Ngushëllimet më të përzemërta familjes e atyre që e njohën. Shpirti i tij u prehtë në parajsë”, ka shkruar Deliu.

Po ashtu edhe kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit.

“I trishtë është lajmi për vdekjen e hershme të afaristit nga Skenderaj, Faton Hoti. Fatoni ishte djalë shumë i respektueshëm e punëtor i madh. Kishte natyrë të hareshme e mirësjellje me të gjithë. Të tillë do ta kujtojmë gjithmonë. Në këto momente të rënda, u dërgoj ngushëllimet me të thella familjes Hoti, shoqërisë e dashamirëve. U prehtë në paqe!”, ka shkruar Lushtaku në profilin e tij në Facebook.