Kosovë, ja sa raste me Covid-19 u regjistruan në 24-orët e fundit

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar gjithsej 561 mostra të dyshuara me COVID-19...

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se edhe 5 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur, duke e çuar në 586 numrin e të vdekurve nga ky virus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), edhe 50 raste të reja janë diagnostikuar pozitive me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në 14.496.

Rastet e reja pozitive janë nga komuna të ndryshme të Kosovës, nga të cilat me numër më të madh janë regjistruar në Komunën e Prishtinës.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar gjithsej 561 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga data 8 shkurt deri më tani janë testuar gjithsej 56.606 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 117 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është gjithsej 11.150 raste, kurse numri i rasteve aktive 2.760.