Kosovë/ Kuvendi miraton rezolutën për ndalimin e referendumit serb

Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 76 vota për rezolutën për ndalimin e mbajtjes së referendumit serb në Kosovë.

Përkrahje rezolutës i dhanë edhe dy partitë opozitare, LDK dhe AAK.

PDK nuk ka marrë pjesë në seancën e sotme, ndërsa Lista Serbe ka braktisur seancën.