Kosovë, mbahet “Turneu Demokracia e 15 Korrikut”

Në organizim të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në Prishtinë u mbajt “Turneu Demokracia e 15 Korrikut” me qëllimin për të mos harruar tentativën për grusht shteti të 15 korrikut, raporton Anadolu Agency (AA).

Në turneun e organizuar në kompleksin “FC 2 Korriku” morën pjesë koordinatori i TIKA-s në Prishtinë, Cihan Dinçer, koordinatori i Institutit Yunues Emre në Kosovë, Mehmet Ülker, përfaqësues të institucioneve dhe organizatave me detyrë në vend dhe shumë të ftuar.

Koordinatori i TIKA-s në Prishtinë, Cihan Dinçer në një deklaratë për AA tha se qëllimi i organizimit të turneut është të përcjellin frymën e luftës dhe rezistencës së 15 Korrikut.

“Turneu i futbollit do të sigurojë kontribut për njohjen mes tyre të nxënësve të ardhur nga komunitete të ndryshme që jetojnë në Kosovë”, tha Dinçer. Më tej ai tha se “Qëllimi ynë është që kjo luftë epike që u zhvillua në vendin tonë më 15 korrik të jetë shembull edhe për vëllezërit tanë në Ballkan. Në kuadër të turneut emërtuam 8 ekipe sipas dëshmorëve tanë të rinj që ranë dëshmorë në këtë tentativë të neveritshme grusht shteti. Ato ekipe janë sot në fushë”.

Pas ndeshjeve, ekipeve të suksesshëm iu dorëzuan medalje nga të ftuarit.

Në turneun 2 ditorë të futbollit morën pjesë 8 ekipe të përbërë nga nxënës shqiptarë, turq, boshnjakë dhe romë të ardhur nga qytete të ndryshme të Kosovës.