Kosovë, mbi 90 mijë të shëruar nga COVID-19 që nga fillimi i përhapjes së pandemisë

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratorët privatë janë testuar gjithsej 3.146 mostra të dyshuara me COVID-19

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se 8 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur në 24 orët e fundit, duke çuar numrin e përgjithshëm të viktimave nga ky virus në 2.118, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) edhe 356 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, kurse numri i tyre ka shkuar në gjithsej 103.480 raste.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratorët privatë janë testuar gjithsej 3.146 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga fillimi deri më tani janë testuar gjithsej 514.482 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 680 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka shkuar në gjithsej 90.328 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.034.