Kosovë, përfundon procesi i numërimit të votave, Vetëvendosje e para

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Kosovë.

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Kosovë.

Sipas rezultateve përfundimtare të KQZ, partia e parë është Lëvizja Vetëvendosje me 25.49% të votave, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.83%.

Në vendin e tretë, renditet Partia Demokratike e Kosovës me 21.5% të votave. Ndërsa Koalicioni AAK-PSD ka siguruar 11.57% I pasuar nga Lista Serbe që siguroi 6.61%.

Në zgjedhjet e të dielës morën pjesë në votime 44.18 për qind e votuesve.

Rezultatet nuk përfshijnë votat me kusht dhe ato nga diaspora.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve I Kosovës ka bërë të ditur se votat me kusht dhe nga diaspora do të numërohen gjatë ditëve në vazhdim.