Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shpalli datën e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviç dhe Zveçan do të mbahen më 19 maj, raporton Top Channel.
Katër kryetarët e këtyre komunave dhanë dorëheqjen nëntorin e vitit të kaluar në kundërshtim të vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 100% ndaj prodhimeve të importuara nga Serbia.
Ekzekutivit kosovar, pavarësisht thirrjeve të komunitetit ndërkombëtar për heqjen e taksës, ka thënë se ajo do të mbetet në fuqi derisa Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës.


