Kreu marrëdhënie seksuale me vajzën 14-vjeçare të ish-bashkëshortes, në pranga 39-vjeçari në Durrës

Policia ka bërë të ditur se ka rënë në pranga shtetasi L.K. banues në Durrës.

Ditën e sotme është arrestuar një 39- vjeçar në Durrë pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me 14 vjeçaren, e cila është vajza e ish bashkëshortes që kjoe  funsit kishte nga martesa e parë. Policia ka bërë të ditur se ka rënë në pranga shtetasi L.K. banues në Durrës.

Njoftimi i Policisë 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin L.K., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka kryer mardhënie s*ksuale me një shtetase të mitur 14 vjeçe, (vajzën e bashkëshortes së tij nga martesa e parë).

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia e Durrësit.

Nuk ka detaje të mëtejshme lidhur me këtë ngjarje të rëndë që duket se i shtohet atyre të raportuara në media në muajt e fundit, e ku ende nuk ka një plan të mirëfilltë sesi mund tiu vihet në ndihmë këtyre fëmijëve, që janë viktima të abuzimeve.” 

Dy raste të ngjashme kanë ndodhur dhe një javë më parë ku një 24- vjeçar banues në Tiranë u arrestua pasi kishte ngacmuar seksualisht një të mitur. Po ashtu në pranga ra dhe një  54-vjeçar, i cili kishte ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur.