Krijuesi i Bitcoin dhe 1,252 miliarderë të tjerë zotërojnë pasuri aq sa gjysma e popullsisë së botës

E vërteta është se, pabarazia vetëm përkeqësohet, dhe disa raporte të hollësishme tregojnë për tendencën në rritje të grumbullimit të pasurisë në pak persona. 

Oxfam, një konfederatë e organizatave bamirëse që po punojnë për eliminimin e varfërisë, lëshoi një raport që thotë se 2,153 miliarderë të botës janë po aq të pasur sa gjysma e të gjithë popullsisë së botës.

Raporti vjetor ofron shumë konkluzione rreth pabarazisë financiare në botë, një shqetësim që është bërë temë kryesore në debatet politike.

Sipas raportit të Oxfam, pasuria miliardere është rritur me 7.4% që nga 2009, dhe 500 kryesorët zotërojnë në mënyrë kumulative 1.2 trilion dollarë në vitin 2019.

E vërteta është se, pabarazia vetëm përkeqësohet, dhe disa raporte të hollësishme tregojnë për tendencën në rritje të grumbullimit të pasurisë në pak persona.

Inflacioni dhe produktiviteti janë rritur në mënyrë të vazhdueshme që nga vitet 1970, por paga minimale dhe sasia e pagesës nuk kanë ndryshuar.

Në një kohë kur pabarazia financiare vetëm duket se po rritet, Bitcoin dhe kriptomonedhat e tjera qëndrojnë si një mjet për të sjellë një ekuilibër në ekonomi. Madje, gazeta Times i dedikoi një titull Satoshi Nakamoto që i referohej shpëtimit të bankave pas reçensionit ekonomik të vitit 2008.

Satoshi Nakamoto është një nga miliarderët e listës, pasi ai, ose ajo, ose ata mban/mbajnë 1 milion BTC, e llogaritur të ketë vlerën 9 miliard dollarë.

Në kulmin e Bitcoin, Nakamoto do të kishte vlerë 19 miliardë dollarë, duke e renditur si personi i 44-të më i pasur në botë. /PCWorld Albanian