Mbrëmjen e sotme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rrëshen, aty ku janë vrarë me armë motër e vëlla.
Policia bën me dije se pak minuta më parë në oborrin e banesës, janë vrarë me armë zjarri V.Filopati dhe motra e tij E.Filopati.
Ngjarja ka ndodhur në Kodër Rrëshen të Bashkisë Mirditë.
Sipas policisë dyshohet se janë qëlluar me armë zjarri nga shtetasi F.K nga fshati Zejmen Lezhë, ish bashkëshorti i shtetases E.F, i cili pas krimit është larguar menjëherë nga vendngjarja.
Njoftimi i policisë:
Më datë 25.02.2020, në Kodër Rrëshen, Mirditë, pak minuta më parë në oborrin e banesës, janë vrarë me armë zjarri shtetasit V.F dhe motra e tij shtetasja E.F.
Nga informacionet e para dyshohet se janë qëlluar me armë zjarri nga shtetasi F.K nga fshati Zejmen Lezhë, ish bashkëshorti i shtetases E.F, i cili pas krimit është larguar menjëherë nga vendngjarja.
Në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar forca të shumta të Policisë dhe Grupi hetimor.
Shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit. /Express



