Kriza politike po ndikon në jetën sociale të shqiptarëve

Situata politike dhe mediatizimi i saj është kthyer në një farë mënyre në lodhje për qytetarët e thjeshtë.

Ka nga ata që ndihen të bombarduar me informacione kontradiktore për datën e zgjedhjeve, 30 qershorin, ka të tjerë që e mendojnë një ditë të zakonshme.

“Ditë feste do të jetë. Unë do të shkoj të votoj. Një ditë normale do të jetë. Unë nuk i duroj me gjithë ato lajme, shikoj më mirë kanalet me kafshë. Unë nuk do votoj, nuk dua t’ia di për të gjitha palët. Nuk po bej dot 20 mijë lekë xhiro në ditë. Unë nuk mund të vritem me këtë apo me atë, janë shokët e vëllezërit e mi. Unë kam ardhur nga Italia vetëm për të votuar. Nuk ka me 97”, shprehen disa qytetarë.

Ka njerëz që thonë se këto ditë fikim televizorin, ka dhe nga ata që mendojnë të mos dalin nga shtëpia fare atë ditë.

“Kemi të bëjmë me një konfuzion politik që mendojeni se si përcillet tek njerëzit e thjeshtë. Media krahas lajmeve që përcjellin energji negative, të japin dhe t’i barazpeshojnë me lajme pozitive”, është shprehur psikologia, Brunilda Laboviti.

Image result for Brunilda Laboviti