Kroacia këtë vit nga turizmi pret fitime rekord prej 11 miliardë euro

Kroacia këtë vit do të ketë qarkullim rekord për shkak të turizmit, i cili do të kalojë rekordin e para COVID-19 prej 10.5 miliardë euro Kroacia këtë vit do të ketë fitime rekord nga turizmi, raporton Anadolu Agency (AA). Vendi po shënon numër të madh të turistëve pas heqjes së kufizimeve lidhur me pandeminë e…

Kroacia këtë vit do të ketë qarkullim rekord për shkak të turizmit, i cili do të kalojë rekordin e para COVID-19 prej 10.5 miliardë euro
Kroacia këtë vit do të ketë fitime rekord nga turizmi, raporton Anadolu Agency (AA).

Vendi po shënon numër të madh të turistëve pas heqjes së kufizimeve lidhur me pandeminë e COVID-19. Kroacia këtë vit do të ketë qarkullim rekord për shkak të turizmit, i cili do të kalojë rekordin e para COVID-19 prej 10.5 miliardë euro.

Kërkesa e turistëve evropianë dhe ndërkombëtarë për destinacionet turistike kroate nuk ka rënë. Siç parashikohet nga Ministria Kroate e Turizmit, të ardhurat e këtij viti nga turizmi do të kalojnë rekordin e mëparshëm dhe do t’i afrohen 11 miliardë eurove në vitin 2022.

Fajtori i pjesshëm për këtë shumë është sigurisht inflacioni, por pavarësisht kësaj, punëtorët kroatë të turizmit janë jashtëzakonisht të kënaqur me të ardhurat e këtij viti. Momentalisht, rreth një milion vizitorë, kryesisht të huaj, qëndrojnë në Kroaci.

Për shembull, 24 mijë turistë momentalisht janë duke pushuar në Dubrovnik, që është rreth 10 për qind më pak se në vitin rekord 2019. Turistët janë të impresionuar nga oferta dhe peizazhi i jashtëzakonshëm historik.

Atraksionet në brendësi të vendit shënojnë një sezon po aq të mirë. Parku Kombëtar Krka, ku dominojnë ujëvarat e bukura të lumit Krka, tashmë është vizituar nga një milion njerëz këtë vit. Po të njëjtën vizitë masive gëzon edhe Parku Natyror i Liqeneve të Plitvicës, ku para pandemisë, qasja në atraksionet natyrore, të cilat tashmë ishin në rrezik të madh për shkak të vizitave masive, ishte rreptësisht e kufizuar.