Kryediplomati i SHBA-ve, Mike Pompeo, këtë javë do të vizitojë Turqinë

Pompeo njoftoi se të premten do të udhëtojë për në Francë, Turqi, Gjeorgji, Izrael, Katar, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabinë Saudite

Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, Mike Pompeo, ka bërë të ditur se më vonë këtë javë do të udhëtojë në Turqi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë për media në Departmentin e Shtetit, Pompeo njoftoi se të premten do të udhëtojë për në Francë, Turqi, Gjeorgji, Izrael, Katar, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabinë Saudite.

“Bisedat do të ndryshojnë dukshëm në secilin vend, shumë gjëra të ndryshme për të mbuluar, por unë jam i sigurt se shumë prej tyre do të përqendrohen në përpjekjet historike të kësaj administrate për të krijuar paqen dhe bashkëpunimin në të gjithë Lindjen e Mesme”, tha Pompeo.

Vizita vjen pasi në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve Joe Biden mposhti presidentin Donald Trump në garën për Shtëpinë e Bardhë.

Megjithatë, Trump është zotuar se do të zhvillojë një luftë ligjore kundër rezultateve dhe ka kërkuar rinumërimin e votave.