Kryeministri britanik në gjendje të rëndë shëndetësore

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, është dërguar në terapi intensive.

Lajmin e konfirmon BBC, sipas së cilës, kreu i qeverisë britanike, i cili u prek nga koronavirusi, i ka kërkuar ministrit të Jashtëm, Dominic Raab, që ta zëvendësojë momentalisht, transmeton A2News.

Gjatë pasdites pati një përkeqësim të gjendjes shëndetësore të Boris Johnson dhe kryeministri u dërgua në terapi intensive si masë paraprake nëse do ta ketë të nevojshëm respiratorin.