Kryeministri Conte jep lajmin e mirë: Dozat e para të vaksinës anti-Covid do të jenë gati në dhjetor

Në një deklaratë për mediat ai ka thënë se nëse fazat e fundit përgatitore të vaksinës së Oxford-IRBM Pomezia-Astrazeneca do të përfundojnë në javët e ardhshme, rreth 2 milion doza do të jepen në fillim të dhjetorit ndërsa të tjerat do të jepen më mbrapa.

Kryeministri italian, Giuseppe Conte është shprehur dazat e para të vaksinës anti-Covid do të jenë të gatshme në fillim të dhjetorit. Në një deklaratë për mediat ai ka thënë se nëse fazat e fundit përgatitore të vaksinës së Oxford-IRBM Pomezia-Astrazeneca do të përfundojnë në javët e ardhshme, rreth 2 milion doza do të jepen në fillim të dhjetorit ndërsa të tjerat do të jepen më mbrapa.

 “Tashmë në fillim do të kemi dy ose tre milion dozat e para. Miliona të tjerë do të mbërrijnë menjëherë më vonë. Komisioni Evropian ka porositur Astrazeneca dhe kompani të tjera për disa qindra milion doza. Nëse kjo nuk ndodh, për të mbajtur nën kontroll pandeminë, do të duhet të presim deri në pranverën e ardhshme për vaksinat,” tha Conte.

Kërkimi për të gjetur një kurë për koronavirusin po zhvillohet në mbarë botën. Deri tani janë krijuar 9 vaksina por asnjera nga këto nuk e ka kaluar fazën përfundimtare. Ndërsa vaksina që po prodhohet nga Oksford shihet si më efektivja.