Kryeministri i Holandës viziton sot Shqipërinë, takim me Ramën

Mesditën e sotme do të mbërrijë në Shqipëri kryeministri i Holandës Mark Rutte.

Ai do të pritet nga kryeministri Edi Rama dhe më pas do të ketë edhe një konferencë për shtyp mes ture.

Rutte pritet të vizitojë edhe ambientet e piramidës për të parë nga afër projektin e rijetëzimit në një qendër teknologjie.

Në qershor të ketij viti, Holanda, një prej vendeve më skeptike ndaj integrimit të Shqipërisë në BE, vlerësoi progresin e Shqipërisë në rrugën e saj të anëtarësimit në BE, si dhe përparimin me reformat, teksa kritikoi hapur Bullgarinë për pengesën që po bën ndaj Maqedonisë së Veriut.