Kryeministri publikon fotot: Korça ka ndryshuar si nata me ditën

Shefi i qeverisë ndër të tjera shkruan se krahas ndryshimit rrënjësor të qytetit jug-lindor, janë shtuar edhe të ardhurat e ekonomisë vendore.

Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e kësaj të shtunë ka publikuar disa fotografi nga qyteti i Korcës, ku sipas tij pas punimeve që janë bërë ka ndryshuar si nata me ditën.

Shefi i qeverisë ndër të tjera shkruan se krahas ndryshimit rrënjësor të qytetit jug-lindor, janë shtuar edhe të ardhurat e ekonomisë vendore.

“S’ka më të verbër se sa ai që nuk do të shikojë, por Korça nga dje sot nuk ka ndryshuar si nata me ditën veç në dukje, po edhe në të ardhurat e ekonomisë vendore, që dje lëngonte nën pluhurin e harresës, ndërsa sot hap dita-ditës dyer të reja bujtinash, baresh, restorantesh, aktivitetesh lloj-lloj, të cilat tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë në qytetin që sot e kupton pse të moçmit e quanin, “Parisi i Vogël” i Shqipërisë”, shkruan Rama./abcnews.al