6.5 C
Tiranë
E shtunë, 4 Dhjetor, 2021

Kryeministri spanjoll zotohet se do ta shpallë të paligjshëm prostitucionin në vend

Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez deklaroi të dielën se do ta shpallë të paligjshëm prostitucionin në vend.

Në fjalën e tij në fund të kongresit tre ditor të Partisë Socialiste në Valencia, Sanchez tha se një praktikë e tillë “skllavëron” gratë.

Prostitucioni nuk u konsiderua i jashtëligjshëm në Spanjë në vitin 1995 dhe në 2016, OKB vlerësoi se industria e seksit në vend vlente 3.7 miliardë euro.

Një sondazh i vitit 2009, tregoi se 1 në 3 burra spanjollë, kishin paguar për të bërë seks.

Një raport tjetër i publikuar në 2009, zbuloi se shifra mund të shkonte deri në 39%, gjithashtu një studim i Kombeve të Bashkuara në vitin 2011 e rënditi Spanjën si qendrën e tretë më të madhe të prostitucionit në botë, pas Tajlandës dhe Porto Rikos.

Prostitucioni në Spanjë aktualisht është i parregulluar dhe nuk ka ndëshkim për ata që ofrojnë shërbime seksuale, për sa kohë që nuk kryhet në hapësirat publike.

Kjo industri ka lulëzuar shumë që nga dekriminalizimi i saj dhe zakonisht vlerësohet se rreth 300 mijë gra punojnë si prostituta në Spanjë.

Në vitin 2019, partia e Sanchez deklaroi në programin e saj zgjedhor se do ta nxirrte të jashtëligjshëm prostitucionin në Spanjë, por një premtim i tillë u konsiderua si një përpjekje për të tërhequr më shumë gra si votuese.

Ata e konsideruan prostitucionin si “një nga pamjet më mizore të gruas, të varfërisë dhe një nga format më të këqija të dhunës kundër tyre”.

Megjithatë, edhe pse kanë kaluar dy vjet nga zgjedhjet, ende asnjë ligj nuk është hartuar.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme