Kryeministrja e Danimarkës: Çmenduri që SHBA thotë se do të marrë kontrollin e Groenlandës

Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të ndalojnë kërcënimet pas deklaratave të reja të presidentit amerikan, Donald Trump se SHBA ka absolutisht nevojë për Groenlandën.

“Duhet t’ua them shumë qartë Shteteve të Bashkuara, është plotësisht çmenduri që ju thoni se Shtetet e Bashkuara duhet të marrin kontrollin e Groenlandës”, tha ajo.

Presidenti amerikan përsëriti se dëshiron të marrë kontrollin e këtij territori autonom që i përket Danimarkës, për mbrojtjen e SHBA-së. Frederiksen theksoi se SHBA nuk ka të drejtë të aneksojë asnjë nga 3 vendet e Mbretërisë së Danimarkës.

“Nuk ka absolutisht asnjë kuptim të flitet për nevojën që SHBA-të të marrin kontrollin e Groenlandës. SHBA-të nuk kanë të drejtë të aneksojnë asnjë nga tre vendet e Mbretërisë së Danimarkës”, tha Frederiksen.

Ajo i bëri thirrje SHBA-së të ndalojë së bëri kërcënime kundër një aleati historikisht të ngushtë dhe kundër një vendi dhe populli tjetër që kanë deklaruar qartë se nuk janë në shitje.