Kryetari i Federatës së futbollit të Kosovës dënohet me 9 muaj burgim

Ky vendim ka ardhur saktësisht 1 muaj para se përfaqësuesja e Kosovës në futboll të zhvillojë ndeshjen e rëndësishme kundër Maqedonisë së Veriut, në play-offin e Nations League.

Kryetari i Federatës së futbollit të Kosovës është dënuar me 9 muaj burgim efektiv. Opinioni futbollistik por në përgjithësi ai sportiv në Kosovë, të mërkurën me 26 shkurt ka marrë lajmin se Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin prej nëntë muajsh burg efektiv, të cilin gjykata e shkallës së parë, e kishte shqiptuar ndaj kryetarit të (FFK), Agim Ademi.

Më 5 korrik 2019 Agim Ademi dhe Muharrem Rama ishin shpallur fajtorë për veprën penale detyrim në tentativë. Kështu 7 muaj më vonë, Gjykata e Apelit ka njoftuar se i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, dhe avokatëve mbrojtës, transmeton Koha Jonë.

Ky vendim ka ardhur saktësisht 1 muaj para se përfaqësuesja e Kosovës në futboll të zhvillojë ndeshjen e rëndësishme kundër Maqedonisë së Veriut, në play-offin e Nations League. Në ditët dhe javët në vazhdim pritet të mësohen hapat që do të ndërmarrë kryesia e FFK-së në këtë drejtim.