Kryetarja e Kuvendit pret Ambasadorin e Bullgarisë, Raytchevski

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla priti  Ambasadorin e Bullgarisë, Momtchil Raytchevski sot.

Ambasadori Raytchevski e uroi Nikolla për zgjedhjen në detyrën e Kryetares së Kuvendit dhe e garantoi për vullnetin e Bullgarisë për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh, fuqizimin e bashkëpunimit parlamentar si edhe  dhe mbështetjen e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe vendeve të rajonit.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, nënvizoi se “Marrëdhëniet e Shqipërisë me Bullgarinë janë shkëlqyera,  janë zhvilluar në mënyrë të qëndrueshme, për të mirën e përbashkët dhe në interes të perspektivës evropiane të rajonit.

Ne jemi mirënjohës për solidaritetin dhe kontributin e Bullgarisë për përballimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit si edhe të situatës së krijuar prej pandemisë së Covid-19.

Ne jemi aleatë në NATO dhe Bullgaria është një mbështetëse e vendosur,e zëshme, e qëndrueshme dhe parimore e integrimit evropian të Shqipërisë.

Shqipëria beson se mbështetja e ndihma e Bullgarisë do të vazhdojë edhe në të ardhmen, duke filluar me Konferencën e parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe përshpejtimin e ritmeve të integrimit të të gjithë vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor”.