Kukës, rrugët të pasigurta/ Ka incidente të shumta në rrugët e qytetit

Siguria rrugore në qytetin e Kukësit ditëve të fundit është kthyer në një problem serioz, ku vetëm pak ditë më parë një 13 vjeçare u përplas pranë shkollës Avni Rrustemi. “Çdo ditë sjell vajzën në shkollë. Detyrohem të lë punën për të ruajtur fëmijët. Kur dëgjova mbiemrin Nërguti, mendja më shkoi te vajza se kemi…

Siguria rrugore në qytetin e Kukësit ditëve të fundit është kthyer në një problem serioz, ku vetëm pak ditë më parë një 13 vjeçare u përplas pranë shkollës Avni Rrustemi.

“Çdo ditë sjell vajzën në shkollë. Detyrohem të lë punën për të ruajtur fëmijët. Kur dëgjova mbiemrin Nërguti, mendja më shkoi te vajza se kemi të njëjtin mbiemër me atë që u përplas. Kërkojmë të shtohet siguria që të jemi të qetë dhe ne”-thotë një prind.

“Jam gjyshi e çdo ditë sjellë fëmijët. Nëse nuk vij unë është djali dhe nusja por çdo ditë përcjellim fëmijët se kemi frikë”-një tjeter banor.

Gjatë Janarit 2022 qarkullimi rrugor në Kukës ka proçeduar 10 shtetas.

Blerim Berbati nën drejtor i qarkullimit rrugor Kukës thotë se: këto ditë kanë qenë shqetësuese për shkak edhe të motit, ku aksidentet në qytet kanë qenë më të shumta. Janë proçeduar 10 drejtues mjetesh, ku 4 prej tyre janë nën moshë. Të gjithë janë kapur në flagrancë.