Kultivonin bimë narkotike nëpër banesa të braktisura, ish-reparte ushtarake, arrestohen 2 persona në Vlorë dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë, 3 procedohen në gjendje të lirë

Si pasojë e kontrolleve të organizuara nga policia e Vlorës nëpër banesa të braksitura dhe nëpër ish-reparte ushtarake, kanë zbuluar kultivim të bimëve narkotike.

Janë arrestuar në flagrancë 2 persona, përkatësisht shtetasit A. D., dhe A. Ç., si dhe ka filluar procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetasve E. D., B. H., dhe Z. B.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim edhe 3 të tjerë, shtetasit P. N., O. S. dhe S. H, pasi gjatë kontrollit të terriotit, në territorin e banesave të tyre janë konstatuar të kultivuara fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Njoftimi i Plotë

DVP Vlorë

Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Arrestohen në flagrancë 2 persona, shpallen në kërkim 3, si dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin e kultivimit të canabisit kanë vijuar me kontrollet në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët, ish-reparte ushtarake dhe në ato banesa për të cilat disponohet informacion policor se mund të ketë tendencë për kultivim të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve janë konstatuar në tentativë për kultivim të bimëve narkotike dhe janë vënë në pranga shtetasit A. D., dhe A. Ç., si dhe ka filluar procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetasve E. D., B. H., dhe Z. B.
Gjithashtu janë shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe po punohet për kapjen e shtetasve P. N., O. S. dhe S. H, pasi gjatë kontrollit të terriotit, në territorin e banesave të tyre janë konstatuar të kultivuara fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.